Kryemadhi ironizon Ramën: Edhe dekorin e bën si vizat e kokainës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar mënyrën se si kryeministri Edi Rama kishte përgatitur sheshin “Skënderbej” për mitingun e Partisë Socialiste.

E ftuar në “TPZ”, Kryemadhi tha se Rama edhe dekorin e bën si viza kokaine. Për këtë deklaratë, Kryemadhi iu referuar përgatitjes së sheshit dhe formës që kishin marrë karriget e rreshtuara.

“Rama, edhe dekorin e bën si vizat e kokainës,”- tha Kryemadhi.


Shtuar 25.03.2021 22:52