Kombëtarja e nis me këmbën e mbarë por kursehet ndaj Andorras (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare i ka nisur me këmbën e mbarë Eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Kuqezinjtë përballë një kundërshtari të lehtë në letër si Andorra u mjaftuan me një gol Lenjanit në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ishte lojë e balancuar ku mungoi presioni nga ana e kuqezinjve, shkruan Albeu.com.

Më 28 mars Kombëtarja pret Anglinë në Air Albania.

Ndërkohë, Anglia e cila bën pjesë në grupin tonë fitoi 5-0 në shtëpi ndaj San Marionos. /albeu.com/

Shtuar 25.03.2021 10:03