Bearti i vë vulën lidhjes me Tean: Mori fund e nuk ka kthim më pas!

Prej ditësh mediat rozë kanë shkruar për ndarjen e ish-konkurrentëve të “Për’puthen” Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi.

Dyshja u nisën për pushime në Stamboll, sëbashku me motrën e Beartit dhe të Teas, por gjithçka përfundoi krejt papritur.

Në lidhje me ndarjen për herë të parë ka reaguar Bearti, i cili përmes një postimi në Instastory konfirmon ndarjen dhe kërkon që ky kapitull të mbyllet këtu për të mos u hapur më asnjëherë.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua të mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me hap më asnjëherë”, shkruan Bearti.

Shtuar 25.03.2021 10:03