Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Korçë, në afërsi të fshatit Cangojn.
Dyshohet se një makinë ka përplasur një motor. Për pasojë ka humbur jetën dejtuesi i motorit, Adi Koçileri.
Njoftimi i policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com