Në kuadër të COP31, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, u takua në një takim bilateral me Laura Remmelgasin, udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë. Bisedimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit për mjedisin, klimën dhe energjinë.
Gjatë takimit, palët ndanë përvoja lidhur me tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, bëri të ditur Pacolli.
Të lidhura
None found
Ajo tha se diskutuan edhe për digjitalizimin e qeverisjes mjedisore dhe menaxhimin e mbeturinave. Vëmendje të posaçme iu kushtua sistemit të kthimit të ambalazheve (DRS), të cilin synojnë ta zhvillojnë edhe në Kosovë përmes Ligjit të ri për Mbeturinat.
Pacolli vlerësoi se Estonia është e gatshme të ndajë ekspertizën e saj me Kosovën. Sipas saj, u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës profesionale.








