Shqipëria ende nuk e di nëse do të mund të llogarisë te Ernest Muçi për sfidën e fundit në Ligën e Kombeve. Mesfushori mungoi në stërvitjen e sotme, duke vënë në dyshim udhëtimin e tij drejt Bjellorusisë për ndeshjen e kësaj të diele.

Të lidhura
None found
Stafi i Kombëtares do të presë për të parë nëse futbollisti nga Pogradeci do të rikuperohet në kohë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran. Deri tani nuk ka siguri për gjendjen e tij.
Muçi pati shqetësime pas një ndërhyrjeje të rrezikshme gjatë përballjes me Finlandën, ku arbitri ndëshkoi Tenhon me karton të kuq. Fakti që 24-vjeçari nuk mori pjesë në seancën e sotme stërvitore e bën të pasigurt praninë e tij ndaj Bjellorusisë.








