Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është takuar me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı. Ata kanë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim në administrimin e ujërave, ngritjen e digave dhe mbrojtjen e lumenjve.
Në një postim në Facebook, Pacolli vlerësoi përvojën turke si të rëndësishme për projektet e planifikuara në Kosovë. Ajo tha se synimi është të sigurohet më shumë ujë dhe që burimet ujore të menaxhohen në mënyrë më të qëndrueshme.
Të lidhura
None found
Pacolli e falënderoi ministrin turk për gatishmërinë e tij për të ofruar ndihmë.






