Milani po shqyrton mundësinë për të afruar mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, si lojtar të lirë gjatë verës, sipas raportimeve.
Kontrata e holandezit me klubin nga Merseyside përfundon në mbyllje të sezonit 2026/27, ndërsa interesimi për ta marrë pa pagesë transferimi është i madh.
Të lidhura
None found
La Gazzetta dello Sport raporton se Milani dëshiron të nënshkruajë me Van Dijkun këtë verë, pa paguar për kartonin e tij.
Sipas të njëjtit burim, mbrojtësi vlerësohet shumë nga pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale. Ky i fundit zotëron gjithashtu një pjesë të vogël të aksioneve në Fenëay Sports Group, kompaninë mëmë që ka në pronësi Liverpoolin.
Për Van Dijkun kanë shfaqur interes edhe Galatasaray, Fenerbahce dhe Trabzonspor, skuadra ku luan aktualisht Mohamed Salah.







