Mario Mitaj u aktivizua në një rol jo të zakonshëm për të në fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës.
Në skemën e trajnerit Maran, ai ishte pjesë e mbrojtjes me tre lojtarë, ndonëse zakonisht luan në krahun e majtë. Edhe në këtë pozicion, talenti dha siguri me paraqitjen e tij.
Të lidhura
None found
Pas ndeshjes, 23-vjeçari publikoi një “story” në rrjetet sociale, ku dukej i nxirë pranë syrit. Shenja tregonte se përplasjet në fushë nuk kishin qenë të lehta për të.
Foton, futbollisti nga Malësia e Madhe e shoqëroi me mesazhin: “Përjetësisht me ty, Shqipëria ime”. Pavarësisht moshës së re, Mitaj numëron 38 ndeshje me Kombëtaren.









