Përplasje gjatë uljes së avionit në Australi, plagosen rëndë dy të moshuar në një makinë

Një avion i vogël u përplas me një automjet në një rrugë pranë aeroportit në Melbourne të Australisë, në një aksident të ndodhur të martën.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30 sipas kohës lokale, në MacIntyre Lane, pranë Aeroportit Lilydale, në zonën Yering. Avioni, një Piper PA-28 me një motor, po kryente një fluturim trajnimi me një pilot student dhe instruktorin në bord, kur gjatë afrimit me pistën goditi një makinë që po kalonte pranë saj.

Të lidhura

None found

Në automjet ndodheshin një grua rreth të 60-ave dhe një burrë rreth të 70-ave. Të dy pësuan dëmtime në kokë dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin Maroondah, ndërsa të dhënat paraprake nga autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Ndryshe nga dy personat në makinë, piloti student dhe instruktori i avionit nuk pësuan lëndime. Megjithatë, mjeti fluturues u dëmtua rëndë nga përplasja.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një SUV të bardhë me xhamin e thyer dhe me dëmtime të mëdha në pjesën e sipërme të karrocerisë. Avioni, ndërkohë, përfundoi në një hapësirë pranë rrugës dhe humbi njërin prej krahëve.

Sipas një dëshmitari, avioni goditi çatinë e automjetit në momentin që po përgatitej të ulej, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme.

Pas aksidentit, në vendngjarje shkuan policia, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës. Për të mundësuar punën e autoriteteve, qarkullimi në atë pjesë të rrugës u pezullua përkohësisht.

Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) ka hapur një hetim për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të incidentit. Në kuadër të hetimeve do të shqyrtohen mbetjet e avionit dhe pamjet filmike të siguruara, për të sqaruar mënyrën se si avioni u përplas me automjetin në rrugë.


Shtuar më 10.11.2026 21:14

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet