Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u takua me Stephen B. Nix, drejtor i lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu njoftoi se biseda u përqendrua te zhvillimet në Kosovë, veprimtaria e Kuvendit dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin parlamentar.
Të lidhura
None found
Ajo bëri të ditur se me Nix diskutoi edhe për përparësitë legjislative, mbikëqyrjen parlamentare, si dhe rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit mes grupeve parlamentare.
Sipas Haxhiut, palët shkëmbyen pikëpamje edhe për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, sfidat e rajonit dhe rëndësinë e stabilitetit e të bashkëpunimit rajonal.
Haxhiu vlerësoi rolin e IRI-së në zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin, sidomos në forcimin e kapaciteteve parlamentare.








