Pas paraqitjeve të paqëndrueshme këtë sezon, Juventusi po shqyrton tri transferime gjatë afatit kalimtar të janarit për të përforcuar skuadrën.
Sipas Gazzetta dello Sport, klubi që aktualisht mban vendin e shtatë në Serie A e ka kualifikimin në Ligën e Kampionëve objektivin kryesor.
Të lidhura
None found
Skuadra e Luciano Spallettit kërkon një qendërsulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës të majtë. Kjo e fundit duket të jetë pozita me përparësi për klubin italian.
Për krahun e majtë të mbrojtjes po shqyrtohen Rayan Ait-Nouri i Manchester Cityt, Nicolas Tagliafico i Lyonit dhe Maxi Araujo i Sporting Lisbonës.
Në kërkimin për një qendërsulmues, në listën e Juventusit janë Alexander Sorloth i Atletico Madridit, Folarin Balogun i Monacos dhe Mateo Retegui i Al Qadsiah.
Sa i përket mesfushës, “Bianconerët” vijojnë të ndjekin Pierre-Emile Hojbjerg të Marseille. Ai mund të jetë i disponueshëm në janar për një çmim të arsyeshëm.
Juventusi shpreson që përforcimet ta ndihmojnë të përmirësojë ecurinë dhe të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.








