Adriatik Lapaj, drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, konfirmoi se do të vazhdojë të mbështesë Florjan Binajn në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, edhe pse Binaj do të kandidojë si i pavarur.
Lapaj shprehu shpresën që forcat e tjera politike të mos heqin dorë nga mbështetja që i dhanë fillimisht Binajt. Ai tha se, nëse Binaj nuk e kërkon mbështetjen e “Shqipëria Bëhet”, partia mund të paraqesë kandidatin e saj, pa u tërhequr nga qëndrimi mbështetës ndaj tij.
Të lidhura
None found








