Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris me ftesë të Presidentit Macron. Këtë vit, platforma ndërkombëtare përqendrohet te roli i qeverisjes efektive në sigurimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, përballë ndryshimeve gjeopolitike, zhvillimeve teknologjike dhe sfidave klimatike.
Gjatë Forumit, Rama do të marrë pjesë në një sesion të posaçëm të formatit “Spotlight”, ku do të flasë për perspektivën evropiane dhe rëndësinë që procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka për brezat e rinj.
Të lidhura
None found
Kryeministri do të jetë gjithashtu pjesë e Seancës Plenare të Forumit të Paqes në Paris. Diskutimi, me temë “From Sovereignty to Cooperation”, do të shqyrtojë dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.








