Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, kritikoi vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për të hequr nga ambientet e Presidencës fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë.
Në reagimin e saj, Gaxherri tha se këto simbole të shtetit nuk duhet të zëvendësohen me atë që e cilësoi si “biznesi familjar” i Presidentes.
Të lidhura
None found
“Zonja Presidente, fotografia e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës nuk mund të zëvendësohen me biznesin tuaj familjar”, shkroi ajo.
Gaxherri i kërkoi Presidentes që t’i rikthejë menjëherë atributet shtetërore në vendin e tyre, duke shtuar se pa to ajo nuk do të ishte ulur aty.






