Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas saj, i ka cilësuar shqiptarët si “një grup i vogël qytetarësh”.
Ajo ka theksuar se një përkufizim i tillë nuk përputhet me realitetin demografik në Maqedoninë e Veriut dhe e ka akuzuar Dimitrievskin për nënvlerësim të shqiptarëve përmes deklaratave politike.
Të lidhura
None found
Përplasja vjen në një periudhë debatesh të vazhdueshme mes përfaqësuesve politikë shqiptarë dhe drejtuesve të ZNAM-it për statusin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Duke iu referuar deklaratës së Dimitrievskit, Dauti shkroi se shqiptarët përbëjnë 54.4% të numrit të maqedonasve, pra më shumë se gjysmën e tyre.
Sipas saj, të dhënat demografike paraqiten përmes kësaj formule: (29.5% shqiptarë ÷ 54.2% maqedonas) × 100 = 54.4%.
“Një grup që përbën mbi 54% të numrit tuaj vështirë se mund të quhet i vogël, përveçse në matematikën tuaj politike, e cila duket se nuk ju funksionon”, ka deklaruar Dauti.
Ajo i ka bërë thirrje Dimitrievskit të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, pavarësisht nëse qëndron apo jo në Qeveri.
Në përfundim, deputetja ka shtuar: “Mos ngatërro gjëra të ndryshme!”







