EMRI/ Tentoi të përdorte pistoletën në një sherr në Vlorë, në pranga 34-vjeçari; iu gjet edhe grusht metalik

Një konflikt mes 34-vjeçarit Mario Meçanaj dhe një 41-vjeçari në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë përfundoi me arrestimin e të riut, i cili dyshohet se u përpoq të përdorte armë zjarri.

Përplasja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e njohur si “Rrapi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Gjatë patrullimit, policia vuri re se Meçanaj dhe E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Të lidhura

None found

Efektivët ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Meçanaj u përpoq të ikte me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga punonjësit e policisë.

Sipas dyshimeve të ngritura nga veprimet fillestare hetimore, gjatë sherrit ai tentoi të përdorte një pistoletë, të cilën më pas e hodhi në rërë pranë vendit ku u kap. Policia e gjeti armën dhe e sekuestroi si provë materiale.

Gjatë kontrollit të automjetit të 34-vjeçarit, u zbulua dhe u sekuestrua edhe një përforcues metalik grushti.

Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit policor “Yacht”. Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Vlorës për vijimin e veprimeve.


Shtuar më 8.11.2026 16:23

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasino siteleri