Një episod nga përballja me Vllazninë në fazën “Final Four” të Superiores është risjellë nga Egnatia në rrjetet sociale. Në atë takim, të luajtur në stadiumin “Air Albania” dhe të fituar 2-1 nga rrogozhinasit, arbitri kryesor Enea Jorgji përjashtoi Albano Aleksin me kartonin e dytë të verdhë.
Postimi tregon se si gëzimi fillestar i kapitenit të kampionëve u ndërpre shpejt: Jorgji i tregoi të verdhin e dytë, që u pasua nga kartoni i kuq dhe largimi nga loja.
Të lidhura
None found
Për ta shoqëruar rikthimin te ky moment, klubi i Egnatias ka zgjedhur shprehjen: “Kur ajo t’i jep të gjitha sinjalet, por në fund sërish të thotë jo…”.





