Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Tashkovski, njoftoi se në të ardhmen disa automjete do të përdoren për të zbuluar shkeljet e rregullave të trafikut.
Toshkovski tha se po ua bënte të ditur sot qytetarëve se një numër i madh i automjeteve të MPB-së, por jo të gjitha, si edhe automjete civile të policisë, do të pajisen me mjete që detektojnë shkeljet në komunikacion.
Të lidhura
None found
Sipas tij, disa drejtues mjetesh i dinë vendet ku janë vendosur kamerat: ata i respektojnë rregullat pranë tyre, por jo në zonat pa kamera. Me përdorimin e automjeteve të policisë, drejtuesit nuk do të mund ta parashikojnë se ku ndodhen pajisjet e zbulimit. Masa synon të identifikojë personat që tejkalojnë shpejtësinë dhe, siç tha Toshkovski, është vlerësuar e domosdoshme për të qetësuar trafikun në vend.







