Rizvanolli dhe Blaj shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e lidhjeve ekonomike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u takua me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe zgjerimin e partneritetit ekonomik.

Palët vlerësuan marrëdhëniet e deritanishme, me fokus të veçantë te tregtia, si dhe shqyrtuan mundësinë e shtrirjes së bashkëpunimit në fusha të tjera, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u trajtua edhe edicioni i dytë i “Slovenia-Kosovo Business Day”, i cili pritet të zhvillohet në fund të nëntorit dhe të mbledhë në Kosovë përfaqësues të kompanive sllovene.

Rizvanolli ftoi bizneset sllovene të marrin pjesë në ankandet e ardhshme për kapacitete të reja të energjisë së ripërtërishme, duke nënvizuar mundësitë për investime në energjinë e pastër në Kosovë.


Shtuar më 4.11.2026 15:54