UEFA nis shitjen e biletave për finalen e Champions, këto janë çmimet

Pavarësisht frikës së përhapjes së koronavirusit se mund të kërcënojë ndërprerjen e aktiviteteve futbollistike, UEFA zyrtarizon nisjen e shitjes së biletave për finalen e Ligës së Kampioneve të sezonit 2019-2020, e cila do të luhet në 30 maj në Stamboll.

Qeveria e futbollit europian komunikoi se nga dita e sotme nis shitja e 6 mijë biletave për tifozët nga mbarë bota për të ndjekur kurorëzimin e këtij edicioni të njërit prej aktiviteteve sportive më të ndjekura në botë.

Shitja e tyre do të përfundojë në datën 12 mars.

Çmimet e biletave variojnë nga 70 euro deri në 600 euro.

Sigurimi i biletave do të bëhet nëpërmjet platformës online të UEFA-s, ndërkohë që 40 mijë bileta të tjera do të shpërndahen për tifozët e dy skuadrave finaliste.

Sipas kategorive të përcaktuara çmimet e biletave për finalen e Stambollit janë:

Kategoria 4: 70 euro

Kategoria 3: 180 euro

Kategoria 2: 450 euro

Kategoria 1: 600 euro


Shtuar 5.03.2020 11:27