Bes Kallaku bëhet romantik, Xhensila ia pret shkurt publikisht (FOTO LAJM)

Si gjithmonë me afrimin e 8 Marsit gratë fillojnë të bëhen të fuqishme, të shprehen dhe të mbrojnë njëra-tjetrën.

Kështu edhe në rrjet postimet për to marrin dhenë edhe VIP-at marrin pjesë në këto postime.

Së fundmi ka qenë Xhensila ajo e cila ka postuar disa poza bardh e zi në të cilat shkruan: “Unë jam grua. Cila është superfuqia jote?”.

Ndër shumë komente bie në sy ai i Bes Kallakut i cili shkruan: “Ti je superfuqia ime”- i shkruan aktori Xhensilës, duke u treguar shumë romantik.

Por Xhensila pas gjithë këtyr viteve me Besin duket se ka marrë goxha nga humori i tij duke i kthyer komentin publikisht bashkëshortit: “Domatja është superfuqia jote”./albeu.com/


Shtuar 5.03.2020 11:16