Komisionet parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë planifikuar për sot disa takime, ku do të trajtohen parandalimi i dhunës në familje, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe raportimi financiar.
Në orën 10:00, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të bisedojë me një eksperte të Institutit Nacional Demokratik (NDI) për masat parandaluese dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.
Të lidhura
None found
Po në orën 10:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të presë ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, për të diskutuar tema me interes të përbashkët.
Më vonë, në orën 11:00, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin financiar vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2025.
Programi i takimeve diplomatike përfshin edhe një takim pasdite. Në orën 14:30, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë bisedime me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.








