Një Boeing 737 MAX 8 i LOT Polish Airlines, që po fluturonte nga aeroporti Heathrow i Londrës drejt Varshavës, bëri ulje emergjente këtë të martë në aeroportin Warsaw Modlin, pasi u morën informacione se në bord mund të kishte një pajisje shpërthyese.
Alarmi për bombë solli një situatë emergjente në Poloni dhe mbylljen e aeroportit. Në bordin e avionit udhëtonin 181 persona, përfshirë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit.
Të lidhura
None found
Raportimet bëjnë të ditur se ulja përfundoi pa probleme. Më pas, avioni u dërgua në një hapësirë të caktuar të aeroportit, ku autoritetet e sigurisë filluan kontrollet.








