Juventusi u mposht 2-0 në transfertë nga Genoa, në një tjetër rezultat të papritur për skuadrën torineze, e cila nisej si favorite. Të dy golat e vendasve u shënuan gjatë pjesës së parë.
Reagimi i Juventusit erdhi pas pushimit, me Edon Zhegrovën që u bë lojtari më i spikatur i ekipit. Pas aktivizimit të yllit kosovar, bardhezinjtë krijuan më shumë aksione nga krahët dhe tentuan të rrezikonin me krosime drejt sulmuesve të gjatë, Ëoltmade dhe Kolo Muani, por pa arritur të shënonin.
Të lidhura
None found
Në minutat që luajti, Zhegrova krijoi katër raste, më shumë se çdo lojtar tjetër në ndeshje, dhe regjistroi tri driblime të suksesshme.
Me gjithsej 13 raste të krijuara në Serie A, ai është lojtari i Juventusit me shifrën më të lartë në këtë statistikë, ndonëse nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar dhe ka luajtur vetëm 186 minuta.
Mbetet për t’u parë nëse Spalletti do t’i japë Zhegrovës një rol tjetër në fundjavë, apo do të vijojë ta aktivizojë si “joker” kur Juventusi është në disavantazh.





