Adem Çuçul, kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, bëri të ditur në emisionin “IMPAKT” të Tv Shenja se deri në tetor janë formuar më shumë se 800 lëndë.
Sipas tij, Komisioni ka intensifikuar shqyrtimin e rasteve dhe marrjen e vendimeve. Disa prej lëndëve janë dërguar në Prokurori për trajtim të mëtejshëm.
Të lidhura
None found
“Deri në muajin tetor kemi formuar mbi 800 lëndë. Numri i tyre është rritur ndjeshëm dhe, paralelisht, Komisioni ka shtuar dukshëm punën për shqyrtimin e tyre dhe miratimin e vendimeve.
Deri më tani kemi miratuar 720, përkatësisht 730 vendime, të cilat janë proceduar dhe publikuar në ueb-faqen tonë. Gjithashtu, kemi lëshuar mbi 400 kundërvajtje për shkelje të dispozitave kundërvajtëse të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.
Kemi dërguar edhe 11 iniciativa në Prokurori, pasi kemi konstatuar dyshime për kryerjen e veprave penale. Përveç tyre, rreth 10 raste janë përcjellë për veprim kompetent të Prokurorisë, e cila do të vlerësojë nëse mund të jetë kryer vepër penale”, deklaroi Çuçul.







