Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kanë shërbyer 3.651.073 pasagjerë nga 1 janari deri më 25 tetor 2026. Kjo shifër përbën një rritje prej 28% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dy aeroportet operohen nga “TAV Macedonia”.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 24.232 fluturime, 10% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Të lidhura
None found
Edhe të dhënat për tetorin tregojnë ecuri pozitive: nga 1 deri më 25 tetor 2026, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostulli Pali i Ohrit” pritën gjithsej 321.953 pasagjerë, ose 24% më shumë se në të njëjtat data të vitit të kaluar. Numri i fluturimeve arriti në 2.085, me rritje prej 9% krahasuar me periudhën 1–25 tetor 2025.
Drejtori i Përgjithshëm i TAV Macedonia, Nexhat Kurt, tha se shtimi i vazhdueshëm i pasagjerëve dhe përmirësimi i lidhjeve ajrore dëshmojnë potencialin e tregut maqedonas. Ai bëri të ditur se kompania vijon punën për zgjerimin e destinacioneve dhe tërheqjen e kompanive të reja ajrore.







