Kroos zbulon kë do të votonte për Topin e Artë: Kvaratskhelia, jo Kane, Mbappe apo Yamal

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe i Gjermanisë, Toni Kroos, komentoi rezultatet e Topit të Artë dhe tha se Khvicha Kvaratskhelia do të ishte zgjedhja e tij, nëse vlerësimi do të mbështetej vetëm te paraqitjet e sezonit.

Revista France Football ia dha çmimin për sezonin e kaluar sulmuesit të Bayern Munichut, Harry Kane.

Të lidhura

None found

Sipas Kroos, Kupa e Botës ndikon ndjeshëm në votim, sidomos kur çmimi jepet në një vit kur zhvillohet turneu.

“Askush nuk i fitoi të gjithë trofetë që mund t’i fitonte. Në një vit të Kupës së Botës, votimi është ndryshe. Kupa e Botës ka një peshë të veçantë”, tha gjermani.

Kroos veçoi Kvaratskhelian, i cili u rendit i gjashti në klasifikimin përfundimtar, duke e përshkruar si lojtarin më të mirë të skuadrës më të mirë në Evropë.

“Po të merrnim parasysh vetëm këtë sezon, do të zgjidhja Kvaratskhelian. Ai ishte shumë i mirë dhe, sipas meje, lojtari më i mirë i skuadrës më të mirë në Evropë”, u shpreh ai.

Ish-mesfushori i Real Madridit shtoi se renditja në vendin e gjashtë dëshmon se sulmuesi gjeorgjian mund të kishte shanse të mëdha për ta fituar Topin e Artë, nëse nuk do të ishte zhvilluar Kupa e Botës.

“Përfundoi i gjashti dhe mendoj se kjo tregon se do të kishte pasur një shans shumë të madh për ta fituar çmimin pa Kupën e Botës, pasi të gjithë lojtarët e renditur para tij shkëlqyen në atë turne”, theksoi Kroos.

Ai vlerësoi gjithashtu se, pa ndikimin e Kupës së Botës, Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal do ta kishin pasur më të vështirë të siguronin një vend në pesëshen e parë.

“Pa Kupën e Botës, Mbappe nuk do të ishte renditur në pesëshen e parë. Edhe për Lamine Yamal do të kishte qenë e vështirë të hynte në pesëshen e parë pa titullin e Kupës së Botës”, përfundoi Kroos.


Shtuar më 28.10.2026 11:48