“Rama jep dorëheqjen”/ 15 ditë revoltë kundër qeverisë, studentët mbërrijnë para Ministrisë së Arsimit

Studentët kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit në ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke vijuar marshimin me thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”.

Protestuesit kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Protesta vijon mes pankartave dhe thirrjeve kundër qeverisë, ndërsa studentët shprehen të vendosur për të vijuar qëndrimin e tyre.

Të shumtë në numër para Ministrisë së Arsimit, studentët përsërisin kërkesën për dorëheqjen e Ramës, duke e kthyer ditën e 15-të të revoltës në një tjetër moment të përballjes së tyre me qeverinë.