Një 76-vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj, në rrugën “Gjurçin Kokale”, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), vajza e viktimës e ka gjetur atë, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar se trupi kishte shenja të dukshme dhune.
Të lidhura
None found
Policia është informuar për ngjarjen në orën 9:18. Pas mbërritjes në adresë, ekipet kanë kryer këqyrjen e vendit dhe kanë njoftuar prokurorin publik.
Me urdhër të prokurorit, trupi i gruas është dërguar për autopsi, e cila pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Departamenti i Punëve të Brendshme në Shkup vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.






