Pas disa ditësh shkëputjeje, Top Albania Radio ka rifilluar transmetimin e rregullt të të gjithë programacionit.
Lajmin e bëri të ditur gazetari Blendi Salaj gjatë puntatës së kësaj të marte të emisionit “Wake Up”.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të programit të mëngjesit, emisionet e tjera të radios më të dashur të shqiptarëve nisën transmetimin normal, së bashku me rubrikat e tyre.
“Sot në Top Albania Radio rikthehen në plotësinë e tyre. Programacioni vijon normalisht”, deklaroi gazetari Salaj.







