Kontroll në Kavadar, sekuestrohen armë e kurthe për gjueti dhe ndalohet një 69-vjeçar

Një 69-vjeçar nga Kavadari, J.P., u ndalua dje, më 26.10.2026, rreth orës 15:00, nga policia, njoftoi MPB-ja e Maqedonisë. Në operacion morën pjesë nëpunës të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë, të Repartit për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Jug, si dhe të NJPB Kavadar.

Pas mbledhjes së informacioneve dhe marrjes së masave përkatëse, me urdhër gjykate u kontrolluan shtëpia e pushimit dhe objektet ndihmëse të J.P. në vendin e quajtur „Vasov Grad“, në afërsi të Kavadarit, si edhe banesa e tij në qytet.

Të lidhura

None found

Në shtëpinë e pushimit, J.P. dorëzoi vetë një pushkë gjahu të markës „Zastava“, tre fishekë të kalibrit 12, rreth 13 kilogramë mish kaprolli dhe nëntë kurthe, të ndaluara për gjueti. Në njërin prej kurtheve u gjetën mbetje të gjurmëve biologjike.

Prokurori publik është njoftuar. MPB-ja bëri të ditur se, pasi rasti të zbardhet dhe dokumentohet plotësisht, ndaj J.P. do të paraqiten kallëzime për „Gjueti e paligjshme“, sipas nenit 228, dhe „Përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“, sipas nenit 396 të Kodit Penal.


Shtuar më 27.10.2026 11:29