Rama për protestën e studentëve: Qyteti po mbahet nën presion terrori, rreziku i shkëputjes së një pjese të të rinjve është real

Kryeministri Edi Rama, foli sot për protestën e studentëve. Ai tha se qyteti po mbahet nën një presion terrori dhe pretendoi se duar të huaja kërkojnë të destabilizojnë vendin, pa reflektuar për shqetësimet e të rinjve.

Rama u ndal te veprimet e një grupi adoleshentësh ndaj një simboli të kulturës dhe historisë, duke thënë se, sipas tij, ata nuk e dinë kush është Gjergj Fishta.

Të lidhura

None found

Ai e cilësoi këtë padije dramatike dhe bëri thirrje për reflektim të përbashkët, si edhe për kujdes nga mësuesit dhe prindërit.

Sipas kryeministrit, pjesa më e madhe e nxënësve është e shëndoshë, por ekziston rreziku real dhe aktual që grupi që po shkëputet të zgjerohet. Duke iu drejtuar mësuesve, ai kërkoi që përvoja e tyre të shërbejë edhe për rritjen e cilësisë së shkollës. Rama tha gjithashtu se, së bashku me ministren dhe këshilltarët, kanë rënë dakord që secili prej tyre të mbajë një ditar për këto ditë, i cili do të vlejë për reflektimin e mëvonshëm.


Shtuar më 20.10.2026 08:37