“Për kokë të fëmijëve, me mua ndahesh keq”/ Përplasja mes dy policëve gjatë protestës: “Mos më bëj si gjeneral brigade”

Protesta e sotme është shoqëruar edhe me një debat të ashpër mes dy efektivëve të policisë.

Një prej tyre, i cili duket se është epror, i kërkon kolegut të shoqërojë qytetarët në banesat e tyre, duke i thënë: “Mirë ik shoqëroji dhe nëpër shtëpi. Ne po punojmë këtu vëllai”.

Të lidhura

None found

Efektivi tjetër duket se nuk pranon urdhrin dhe i përgjigjet: “O vëllai mos më fol mua herë tjetër ashtu se fole gabim. Më fole shumë keq. Më erdhi gjynah”.

Pas kësaj, eprori i rikthehet me tone të forta: “Të erdhi gjynah, ik e shoqëroji nëpër shtëpi”.

Përplasja verbale mes dy policëve vijon me zë të lartë, ndërsa debati dëgjohet edhe nga qytetarët e pranishëm në atë moment.


Shtuar më 19.10.2026 22:00