Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, u takua në Varshavë me ministrin armen të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Ndërkombëtare, Ararat Mirzoyan.
Konjufca njoftoi përmes rrjeteve sociale se biseda u përqendrua te zhvillimet e fundit gjeopolitike, problematikat e sigurisë në rajonet përkatëse dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Armenisë.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit, ai shprehu angazhimin e Kosovës për vijimin e bashkëpunimit diplomatik me Armeninë dhe për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Në Varshavë pata kënaqësinë të takohem me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Ndërkombëtare të Armenisë, Ararat Mirzoyan.
Me ministrin Mirzoyan diskutuam mbi situatën aktuale gjeopolitike dhe çështjet e sigurisë në rajonet tona. Po ashtu, shqyrtuam mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe rritjen e angazhimit të Kosovës dhe Armenisë në fusha me interes të përbashkët.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për ta vijuar këtë angazhim dhe për t’i thelluar marrëdhëniet me Armeninë.






