Kategoria e Tretë 2026/2027 starton më 24 tetor, përcaktohen skuadrat e grupeve A dhe B

Sezoni 2026/2027 i kampionatit të Kategorisë së Tretë do të hapet më 24 tetor 2026. Kalendari i ndeshjeve do të përcaktohet përmes shortit që Departamenti i Garave në FSHF do të hedhë të premten, më 16 tetor, në orën 14:30, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes së sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi si skuadrat që do të garojnë në këtë sezon, ashtu edhe grupet ku ato do të bëjnë pjesë.

Gara do të përfshijë 24 skuadra, të shpërndara në grupet A dhe B sipas afërsisë gjeografike. Kriteret e licencimit janë përmbushur nga të gjitha ekipet që do të marrin pjesë.

Përbërja e Grupit A është: KF Shkodra, Bulqiza, FK Shënkolli, KF Kukësi B, KF Mirdita, KF Tirana B, T-Kamza, Dinamo City B, KF Miloti, Korabi B, KF Adriatiku 2012 dhe North United FC.

Në Grupin B do të garojnë: KF Kinostudio, KF Osumi, KF Tepelena, KF Përmeti, KF Gramozi, KF Turbina, FK Skrapari, KS Shkumbini, Egnatia B, KF Sopoti B, A.S. Lefter Millo dhe Besa Elite.


Shtuar më 13.10.2026 15:45