Pas afro katër dekadash qëndrimi jashtë tregut, modeli legjendar 2CV i Citroën pritet të rikthehet në një variant plotësisht elektrik, i cili do të prezantohet në Panairin e Automjeteve në Paris.
Të lidhura
None found
Edicioni i ri do të ruajë elementet dalluese të modelit klasik, përfshirë fenerët rrethorë, xhamin vertikal të përparmë dhe linjat e thjeshta të karrocerisë.
Citroën synon që automjeti të jetë i përballueshëm për blerësit, ndërsa çmimi i parashikuar është rreth 15 mijë euro.
Me një peshë që pritet të jetë nën një ton, makina do të përdorë një bateri të vogël, e menduar kryesisht për lëvizjet e përditshme në qytet.
Planet paraprake parashikojnë nisjen e shitjeve në fund të vitit 2028, ndërsa nuk përjashtohet edhe një variant furgon i këtij modeli.
Rikthimi i 2CV bëhet në një periudhë kur prodhuesit evropianë po përpiqen të forcojnë konkurrencën ndaj markave kineze në segmentin e automjeteve elektrike me çmime të përballueshme.







