Në takimin e javës së 9-të të kampionatit turk, Sivasspor triumfoi me rezultatin 4-1 kundër Pendikspor. Rey Manaj realizoi dy nga golat e skuadrës së tij, duke e ngritur totalin personal në 8 gola në edicionin aktual të Ligës së Parë turke.
Të lidhura
None found
Kjo paraqitje e jashtëzakonshme i dha atij një vend në formacionin më të mirë të javës, ku në vijën e sulmit shoqërohet nga Ezeh i Keciorengucu dhe Iheanacho i Bursaspor.
Vlerësimi i marrë nga “Sofascore” për Manajn arrin kuotën 9.8, nota më e lartë në skemën 3-4-3. Po ashtu, në këtë ekip ideal është përfshirë edhe Valon Ethemi, ish-futbollisti i Kukësit, i cili ka marrë vlerësimin 9.5, e dyta më e mira në formacion.





