BBC: Asetet672 milionë dollarëshe të Abramoviçit – jahtet, vilat dhe avionët privatë – u zhdukën nga bilanci me dyshime për dokumente të falsifikuara dhe…

Roman Abramoviç, oligarku rus, është akuzuar se përmbashkëpunëtorët e tij, ndërmjet tyre edhe udhëheqës të Deloitte në Qipro, kanë përdorur dokumente financiare të falsifikuara për fshehur pasuri me vlera miliarda dollarësh dhe për shmangjen e detyrimeve tatimore.

Të lidhura

None found

Një investigim i përbashkët nga BBC Panorama dhe Byroja e Gazetarisë Investigative tregoi se pasqyrat financiare të audituara nga Deloitte mund të kenë ndihmuar në heqjen e aseteve luksoze, me vlerë 672 milionë dollarë, nga bilanci i një kompanie që i përkiste Abramoviçit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga hetimi, pasuritë e fshehura përfshinin jahte luksoze, vila, apartamente, helikopterë dhe avionë privatë. Gjithashtu, u ngritën dyshime se dokumente me data prapake ishin përdorur për të ndryshuar pamjen e transaksioneve financiare dhe për të evaduar taksat në Qipro.

Amiscan Investments, kompani qipriote, përbënte një nga rastet e identifikuara. Në vitin 2003, ajo zotëronte pasuri me vlerë 672 milionë dollarë. Kur në vitin 2006 u miratua legjislacioni që kërkonte qipriotët të publikonin pasqyrat e tyre financiare, bashkëpunëtorët e Abramoviçit dyshohen se organizuan një transferim retroaktiv të aseteve te kompania mëmë, e regjistruar në Ishujt Virgjër Britanikë.

Deloitte Cyprus, sipas gjetjeve të hetimit, kontrolloi dokumentet dhe i gjyi të mjaftueshme për heqjen e pasurive nga bilanci i kompanisë. Pas miratimit të pasqyrave financiere në vitin 2006, asetet luksoze nuk u raportuan më, ndërsa vlera e mbetur në bilanc ishte rreth 75 mijë dollarë.

Një shembull tjetër ishte Kravin Investments, e cila në vitin 2003 kishte gati dy miliardë dollarë në llogaritë bankare. Fitimet nga interesat e këtyre fondeve përfaqësonin të ardhura që, sipas hetimit, mund të ishin subjekt i taksimit në Qipro.

Dokumentet e zbuluara treguan se këshilltarët e Abramoviçit, pas konsultimeve me Deloitte në vitin 2005, diskutuan ndryshimin e pasqyrave financiare dhe të dhënave kontabël të viteve të mëparshme. MeritServus, kompania që menaxhonte nga Qiproja rrjetin e bizneseve të oligarkut, më pas përgatiti dokumente ku Kravin Investments paraqitej si kompani që mbante dhe investonte paratë për llogari të kompanisë së saj mëmë në Ishujt Virgjër Britanikë.

BBC-ja raportoi se kjo skemë dyshohet se ka lejuar shmangien e miliona dollarëve në taksa. Korrespondenca e zbuluar gjithashtu dëshmon se Deloitte kërkonte ndryshime në bilancet bankare, te të ardhurat nga interesat dhe në llogaritë e fitimit e humbjes.

Hetimi përfshinte edhe Electus Investments, kompani përmes së cilës menaxhohej pasuri me vlerë më shumë se 10 miliardë dollarësh. Sipas dokumenteve, këshilltarët e Abramoviçit dyshohen se përgatitën dokumente me data prapake, me qëllimin e paraqitjes së aseteve sikur të i përkisnin një kompanie tjetër me të njëjtin emër, të regjistruar në Ishujt Virgjër Britanikë.

Andrew Mitchell, avokat i shërbimevefinanciare, i vlerësoi provat e mbledhura si dëshmi të një rasti të qartë evazioni fiskal. Deputeti qipriot Christos Christofides deklaroi se, nëse shkeljet do të konfirmoheshin, autoritetet duhet të shqyrtonin rikuperimin e detyrimeve tatimore dhe mbajtjen përgjegjëse të personave të përfshirë.

Avokatët e Roman Abramoviçit e mohuan pretendimin se oligarku ka shmangur taksat ose ka fshehur pasurinë e tij në mënyrë të paligjshme. Sipas tyre, ai nuk merrte pjesë në drejtimin e përditshëm të kompanive dhe i ishte e ligjshme të këshillonte nga profesionistët financiarë.

Përfaqësuesit e Abramoviçit theksuan gjithashtu se investigimi nuk dëshmoi se oligarku ishte njohur për falsifikimin e dokumenteve, se e kishte autorizuar apo se kishte dhënë urdhër për kryerjen e tij.

Nga ana tjetër, Deloitte Cyprus deklaroi se nuk mund të komentojë akuzat specifike, për shkak se dosjet lidheshin me ngjarje të ndodhura më shumë se 20 vjet më parë dhe nuk ishin më të disponueshme.

Roman Abramoviç, ish-pronari i klubit të futbollit Chelsea, u sanksionua nga Britania pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 dhe u detyrua ta shiste klubin. Pasuritë e tij, me vlerë 5.4 miliardë paund në ishullin e Jersey-t, kanë vazhduar të ngriten, ndërsa një hetim penal për këtë çështje po zhvillohet prej katër vitesh.

Të dhënat e reja mbështeten në mijëra dokumente që kanë të bëjnë me financat e Abramoviçit dhe me një rrjet kompanish të qeverisura nga Qiproja gjatë periudhës 1995-2022. Ato ngrenë pyetje mbi rolin që këshilltarët financiarë mund të kenë luajtur në menaxhimin e pasurisë së oligarkut rus.


Shtuar më 12.10.2026 10:33