Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Disa ditë para derbit, gazetari sportiv Ylli Aga ishte shprehur i bindur se Tirana do të fitonte përballë Partizanit, rivalit të saj të përbetuar në qytet.

Të lidhura

None found

Gjatë pjesëmarrjes në panelin e emisionit “Rubrika Sportive”, Aga tregoi arsyet që qëndrojnë pas besimit të tij te skuadra e drejtuar nga Dean Klafuriç.

Sipas tij, Tirana ka ndërtuar një grup të mirë dhe ka në përbërje disa lojtarë me cilësi të spikatura. Megjithatë, skuadrës i është dashur kohë për t’u harmonizuar me pjesën tjetër të ekipit.

Gazetari theksoi se te bardheblutë është bërë një investim i rëndësishëm dhe, duke e parë projektin në perspektivë afatgjatë, beson se Tirana do të arrijë larg.