Klafuriçi pas triumfit në derbi: Jam i lumtur për fitoren, ndryshimi i skemës nuk ishte zgjedhja ime

Tirana mposhti Partizanin me rezultatin 3 – 1 në stadiumin “Air Albania”, duke marrë fitoren në derbin e parë të këtij sezoni në Abissnet Superiore. Pas përfundimit të takimit, trajneri Dean Klafuriç foli për mediat.

Të lidhura

None found

“Jam shumë i kënaqur që fitova derbin tim të parë në drejtimin e Tiranës. Ky klub ka tifozë edhe në Kroaci.”

“Zëvendësimet u përcaktuan edhe nga cilësitë dhe mënyra taktike e kundërshtarit. Si trajner, duhet të marrësh gjithmonë në konsideratë lojtarët e ekipit tënd.”

“Ndryshimi i skemës nuk ishte vendimi im. Synonim të luanim me presion të lartë, por gjërat nuk funksionuan ashtu siç e kishim planifikuar. Goli që pësuam erdhi pas një gabimi individual.”

“Për zëvendësimin në qendërmbrojtje gjatë pjesës së dytë, vendosa kështu sepse lojtari ynë nuk po paraqitej mirë dhe kishte marrë gjithashtu një karton të verdhë.”


Shtuar më 11.10.2026 20:58