Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, ka komentuar vendimin për suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë të dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj dy të rinjve në Saraj.
Të lidhura
None found
Sipas saj, institucionet e trajtuan ngjarjen me përgjegjësi dhe në një kohë shumë të shkurtër, në përputhje me zotimin e dhënë nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.
Haxhiu vlerësoi se masa e marrë ndaj policëve përbën një hap të rëndësishëm drejt sqarimit të plotë të rastit dhe identifikimit të përgjegjësve.
“Si VLEN, jemi të qartë: nuk ka tolerancë ndaj dhunës, nuk ka mbrojtje për askënd që shkel ligjin dhe nuk ka kompromis me drejtësinë!”, ka deklaruar ajo.
Deputetja nënvizoi se mbrojtja e sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve duhet të qëndrojë mbi çdo interes tjetër, ndërsa ligji, sipas saj, duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.






