Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë urime nga presidenti italian Sergio Mattarella dhe homologu i tij kroat, Zoran Milanoviç, pas marrjes së detyrës.
Në mesazhin e tij, Mattarella ka shprehur dëshirën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Italisë. Ai ka nënvizuar se Roma do të vijojë ta mbështesë Kosovën, edhe përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.
Të lidhura
None found
Presidenti italian ka vlerësuar gjithashtu rëndësinë e avancimit të reformave të brendshme në Kosovë, në funksion të afrimit të saj me Bashkimin Evropian. Sipas tij, Italia do të qëndrojë në krah të Kosovës gjatë këtij procesi.
Edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka shprehur vullnetin për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën, veçanërisht në çështjet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.
Milanoviç ka rikonfirmuar mbështetjen e Kroacisë për përfshirjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke veçuar synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai ka shprehur gjithashtu shpresën se së shpejti do të takohet me presidenten Shiroka-Pula për të biseduar mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.






