Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit, është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni nuk arriti të ulej në aeroportin e destinacionit dhe qëndroi për rreth 20 minuta në ajër, në pritje të kushteve të përshtatshme për ulje.
Situata u bë edhe më shqetësuese për shkak të një stuhie të fortë, të shoqëruar me rrufe pranë avionit.
Të lidhura
None found
Sipas mediave, pasagjerët përjetuan minuta ankthi, ndërsa avioni qëndronte në ajër deri në krijimin e kushteve të favorshme për ulje.
Ajo që duhej të ishte një udhëtim i zakonshëm mes Tiranës dhe Napolit u shndërrua kështu në një përvojë të frikshme për personat në bord. Nuk ka të dhëna të mëtejshme për ndonjë incident gjatë fluturimit apo për probleme pas uljes së avionit.






