Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut, ishte i ftuari i episodit të fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, ku foli për përvojën e tij më shumë se pesëdekadëshe në klub. Ai tregoi për fillimet si futbollist në vitin 1971 dhe për angazhimin e tij të sotëm në drejtim të skuadrës. Episodi u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Të lidhura
None found
Gjatë rrëfimit të tij, Baholli veçoi Etrit Berishën dhe Ardian Ismajlin si dy nga emrat që përfaqësojnë më së miri punën e bërë nga 2 Korriku. Të dy futbollistët janë formuar në këtë klub përpara se të kalonin në nivele më të larta të futbollit.
Sipas Bahollit, rrugëtimi i klubit është shoqëruar me sakrifica të mëdha, por vullneti për të vazhduar ka qenë më i fortë se pengesat me të cilat janë përballur.
Ai shtoi se rezultatet nuk kanë munguar, duke theksuar se shumë futbollistë që aktivizohen në Ligën e Kosovës dhe në Superligë e kanë nisur karrierën te 2 Korriku.
Baholli nënvizoi gjithashtu se klubi ka nxjerrë dy futbollistë që sot janë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berishën dhe Ardian Ismajlin. Të dy janë rritur në fushën e klubit dhe janë larguar pasi kanë mbushur 18 vjet.
Episodi i plotë me Shaban Bahollin është i disponueshëm në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.//







