Kallas kundërshton lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse: Të hënën, BE miraton masa të reja kundër Moskës

Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, ka dalë kundër marrëveshjes së fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin për pezullimin e përkohshëm të sanksioneve ndaj naftës ruse.

Të lidhura

None found

Sipas Kallas, çdo lehtësim i këtyre kufizimeve i sjell Moskës të ardhura shtesë që mund të përdoren për financimin e luftës në Ukrainë. Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi se presioni ndaj Rusisë nuk duhet të ulet tani.

Diplomatja evropiane shkroi se sulmet ruse kanë vrarë mbi 80 civilë ukrainas brenda dy ditësh. Ajo shtoi se Rusia ka shtuar sulmet hibride kundër Evropës, duke vënë në shënjestër si vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe aleatët e NATO-s.

Kallas përsëriti se pezullimi i sanksioneve ndaj naftës ruse do t’i siguronte Moskës më shumë para për luftën dhe deklaroi se Evropa nuk do ta lehtësojë presionin ndaj Rusisë.

Ajo njoftoi gjithashtu se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të miratojnë të hënën paketën më të gjerë të sanksioneve kundër Rusisë.

Qëndrimi i Kallas pason marrëveshjen mes Trump dhe Putin për të furnizuar tregjet amerikane dhe ato botërore me qindra mijëra tonë naftë ruse, me qëllim uljen e çmimeve të karburanteve.

Karburantet janë shtrenjtuar ndjeshëm që prej nisjes së luftës amerikano-izraelite në Iran, në fund të muajit shkurt të këtij viti.


Shtuar më 10.10.2026 23:09