Skënderbeu ngec sërish në kampionat, Julian Ahmataj pas disfatës në Durrës: Po rritemi si ekip, sistemi do të konsolidohet

Teuta ka marrë tre pikët përballë Skënderbeut në javën e gjashtë të Superiores, duke fituar 2-0 në shtëpi. Pas përfundimit të ndeshjes në Durrës, trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj, dha deklaratat e tij për mediat.

Të lidhura

None found

Ai u shpreh se kundërshtarët që përballen me Skënderbeun po ndëshkohen rregullisht me karton të kuq dhe shtoi se rezultatet kanë munguar, por theksoi se po evidentohen faulle ndaj skuadrës së tij që nuk po gjejnë dënimin e duhur nga gjyqtarët.

Lidhur me ndryshimet në sistemin e lojës gjatë këtyre gjashtë javëve, Ahmataj pranoi vërejtjen dhe shpjegoi se të gjitha ekipet ndryshojnë formacione sipas rrethanave. Ai sqaroi se Skënderbeu ka përdorur vetëm dy sisteme dhe se është detyruar të përshtatet me kushtet, duke ndërtuar një grup lojtarësh që duhet të përballojnë përgjegjësitë e pozicioneve të tyre. Sipas tij, disa prej tyre janë shqiptarë e të tjerë të huaj dhe u duhet kohë për t’u lidhur si ekip, gjë që ka ndikuar në ecurinë deri tani. Ai beson se ekipi do të stabilizohet dhe do të mbështetet te skema 4-2-3-1.

Kur u pyet për vështirësinë që ka Skënderbeu për të shënuar gola, trajneri theksoi se skuadra ka luajtur pesë ndeshje jashtë fushe, dashje pa dashje, dhe se është ende fillimi i kampionatit. Ai kujtoi se bëhet fjalë për një ekip të ri në këtë kampionat dhe se vështirësitë janë të konsiderueshme, por gjithçka është çështje kohe dhe besimi që vjen gradualisht me kalimin e ndeshjeve. Ahmataj vuri në dukje se diferenca mes ekipeve është vetëm tre pikë, me përjashtim të vendeve të para, dhe shtoi se po vëren një tjetër fenomen: lojtarët e skuadrës së tij po ndëshkohen me karton të kuq.


Shtuar më 10.10.2026 21:15