Pa minuta në tri ndeshjet e fundit me Shqipërinë, Taulant Seferi jep asist në Turqi

Kayerispor po kryeson 2-1 ndaj Manisës në përballjen që po luhet për javën e 9-të të Ligës së Parë turke.

Të lidhura

None found

Në minutën e 52-të, Taulant Seferi dha pasimin për Morenon, i cili shënoi golin e dytë të vendasve.

Sulmuesi i Shqipërisë po zhvillon një tjetër paraqitje të mirë pas rikthimit në Turqi. Në tri ndeshjet e fundit me Kombëtaren, dy kundër San Marinos dhe një në transfertë ndaj Finlandës, Seferi nuk luajti asnjë minutë.


Shtuar më 10.10.2026 19:40