Kurti takohet me Myftiun Tërnava, diskutojnë edhe për apelin në Hagë

Kryeministri Albin Kurti priti pasditen e së premtes kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, ata biseduan për bashkëpunimin dhe përparimin e projekteve të përbashkëta, solidaritetin, humanitetin qytetar, vlerat shoqërore e kombëtare, si dhe zhvillimet politike në rajon e më gjerë. Në takim u trajtua edhe aktgjykimi i shkallës së parë i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilin njoftimi e cilëson të padrejtë dhe të pasaktë, si dhe puna që duhet bërë për sukses në apel.

Kurti shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar që Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë për popullin.

Myftiu Tërnava e uroi Kurtin për presidenten e re, Justina Shiroka Pula. Zgjedhja e saj shmangu mbajtjen e zgjedhjeve të katërta parlamentare në më pak se dy vjet dhe mundësoi rikthimin e stabilitetit institucional.


Shtuar më 10.10.2026 14:50