Një motër dhe vëllai i saj u vranë dje në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit. Përgjegjës për ngjarjen dyshohet të jetë bashkëshorti i gruas, ndërsa nga të shtënat me armë zjarri u plagos edhe një person tjetër.
Të lidhura
None found
Pas incidentit, Policia ndaloi një të dyshuar. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e vrasjes së dyfishtë.
Një i afërm i viktimave deklaroi se familja nuk kishte pasur më herët probleme të mëdha. Sipas tij, dyshimet e para lidhen me xhelozinë e bashkëshortit të viktimës.
Ai bëri të ditur gjithashtu se viktima mashkull ishte djali i vetëm i familjes.
Varrimi i dy viktimave pritet të zhvillohet nesër.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në Livoçin e Ulët të Gjilanit, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos pasi dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga një burrë.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njofton se i dyshuari u arrestua pas incidentit. Të vrarët ishin bashkëshortja e tij dhe vëllai i saj, ndërsa personi i plagosur ishte djali i axhës së bashkëshortes.





